“Pas vdekjes” ne oborrin e “ABC”.Publiku korcar shijon premieren e komedise se Çajupit - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korça po i kthehet gradualisht jetës artistike. Komedia ?Pas vdekjes? erdhi premiere për publikun mbrëmjen e së premtes në një skenë ndryshe nga të tjerat. Trupa e aktorëve të teatrit Andon Zako Çajupi interpretoi në oborrin e muzeut kombëtar të arsimit për herë të parë në situatën e pandemisë.Komedia është e njohur edhe për mesazhit për ruajtjen e vlerave të gjuhës shqipe. E jo më kot dhe vendi i zgjedhur nga drejtuesit e teatrit, ishte oborri i mësonjëtores. Aktorët e rinj janë shprehur të entuziazmuar pas mbylljes së natës së parë të shfaqjes, e cila rezultoi një sukses.Komedia ??Pas Vdekjes?? do të vijojë të shfaqet për publikun edhe gjatë ditëve në vijim duke respektuar protokollet e sigurisë për masat anti-covid.