Top News - Shpërthen keq covidi/ India, mbi 1 milionë infektime

0 views
India u kthye në vendin e tretë të botës që shënon mbi një milion raste me koronavirus, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, të cilat kanë përkatësisht 3.5 dhe 2 milionë infektime. Vetëm në 24 orët e fundit, India konfirmoi mbi 34,000 raste të reja. Me nivelet e vdekshmërisë të rritura ndjeshëm duke shënuar më shumë së 600 jetë të humbura cdo ditë, masat e izolimit janë rikthyer dhe për miliona të tjerë. Më herët, vatrat kryesore të koronavirusit kanë qenë qytetet e mëdha, si Mumbai dhe Nju Delhi, tani këmbënat e alarmit kanë nisur të bien edhe në qytete të vogla dhe zona rurale. Rajoni turistik bregdetar i Goas u bë I fundit që hyri sërish në izolim. Epidemiologët thonë se India është ende larg pikut të sëmundjes. Sipas tyre, gjatë muajve të ardhshëm rastet do të shtohen, por qëllimi i autoriteteve shëndetësore, duhet të jetë vdekshmëria sa më e ulët.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Indi#TopChannel