• 4 years ago
Kur BDI-ja i dha fund pas zgjedhjeve të 2016-tës koalicionit të vet me VMRO-DPMNE-së që qeveriste prej 10 vjetësh duke u bashkuar me social-demokratët, u duk se po farkëtohej një aleancë e re afatgjatë. Së bashku mund të vazhdonin të ndiqnin axhendën e shumëlëvduar pro-perëndimore, ndërsa arritën vulosjen e marrëveshjes historike të emrit me Greqinë. Zgjedhjet e së mërkurës e rikthyen Bashkimin Demokratik në Integrim në pozicionin vendimtar të partisë më të madhe shqiptare ne Maqedoninë e Veriut. Nuk do të ishte e vështirë në këto momente të mendohej se LSDM dhe BDI do ta vazhdojnë së bashku rrugën e tyre. Por në fakt, nuk është dhe kaq e lehtë. Dymbëdhjetë muajt e fundit të qeverisjes së koalicionit u shoqëruan me grindje të vazhdueshme, e gjatë fushatës, social-demokratët e Zaevit, e kritikuan BDI-në për korrupsion dhe nepotizëm. Vetë ish kryeministri u premtoi votuesve të tij se do ta conte në opozitë partinë shqiptare - e cila praktikisht ka qenë partnere koalicioni në qeveri të ndryshme pothuajse pa ndërprerje që nga viti 2002. BDI u kundërpërgjigj duke kërkuar që "kandidati i saj " të jetë kryeministër në këmbim të çdo aleance të ardhshme. Tani, VMRO-ja, edhe pse doli e dyta në zgjedhje paralajmëron se mund ta formojë dhe ajo qeverinë e re. Kreu I saj, Hristijan Mickoski thotë se LSDM pa Lëvizjen Besa me të cilën është në koalicion ka më pak mandate sesa partia e tij. VMRO mori 44 mandate dhe LSDM-ja 46, nga të cilat katër janë të lëvizjes BEsa, e po t`I hiqen ato, partia e Zaevit del me më pak ligjvënës në kuvendin e ri sesa forca kryesore politike e opozitës. Mickoski u shpreh se është është i hapur të diskutojë me çdo parti për koalicionin qeverisës nëse I jep e drejta VMRO- DPMNE për të formuar qeverinë. BDI kërkoi unifikim të shqiptarëve përpara zgjedhjeve, thirrje këto të ripërtëria edhe tani. Por lëvizja Besa është skeptike, e kujton se partia e Ahmetit të njëjtën gjë bëri ? në vitin 2016 duke imponuar deklaratën e përbashkët të partive politike parlamentare shqiptare, por më vonë, kur u pozicionua në qeveri, e harroi?.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LSDM#Macedonia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended