Zgjedhjet në Maqedoni, Çejku: Politikbërësit shqiptar të marrin mësim në realizimin e procesit

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut duket se kanë nxjerrë fitues LSDM me 46 deputetë e cila më pas ndiqet nga VMRO me 44.

Ndërkohë që në rradhët e shqiptarëve ka fituar BDI me 15 deputetë e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 12 deputetë.

Përsa i përket të gjithë procesit të zhvilluar, diplomati Arben Çejku i sheh këto zgjedhje si një formë mesazhi për politikën shqiptare.

Në një intervistë për Ora News ai thotë se politikbërësit shqiptarë duhet të marrin shembull pasi Maqedonia dëshmoi se kriza mund të zgjidhet me anë të zgjedhjeve.

Arben Çejku: Maqedonia kaloi një test të rëndësishëm në një situatë të vështirë duke realizuar zgjedhje brenda kornizave demokratike dhe duke zgjidhur krizën politike. Maqedonia hyri në një periudhë me qeveri teknike ku mund të mos kishin edhe fare zgjedhje. Kjo tregoi që Maqedonia dhe faktorët atje, si edhe faktori shqiptar u ballafaquan me sfidat. Leksioni i parë që vjen nga vendi fqinj është zgjidhja e krizës me anë të zgjedhjeve dhe e dyta, duke qenë se në Shqipëri jemi prag zgjedhjesh, të na shërbejë dhe ne vetë si mësim nga ana e realizimit të procesit zgjedhor. E gjithë kjo duhet të lexohet edhe nga politikbërësit në Shqipëri. Së treti kjo është një fitore e madhe për përfaqësimin politik shqiptar, por kjo është vetëm gjysma. Gjysma tjetër mbetet në mënyrën se si këto do ta menaxhojnë këtë fitore në funksion të përfaqësimit më të mirë të interesave të shqiptarëve.

Ndërsa për fitoren e Zoran Zaev përmes koalicionit ?Mundemi? me partinë shqiptare Besa, Çejku u shpreh se partia tjetër, VMRO doli më e fituar.

Kjo sepse sipas tij, VMRO i mori e vetme 44 mandate pa arritur një koalicion. Çejku shprehet se kjo tregon se ka rënë ndjeshëm mbështetja ndaj Zaevit.

Çejku: Zaev ka një fitore politike me 46 deputetë ndërkohë që krahu tjetër, VMRO ka 44 deputetë. Por mendoj që VMRO duket më e fituar për shkak se votat e saj janë vetëm tek maqedonasit ndërkohë që votat e LSDM janë vota të marra me mbështetje të shqiptarëve përmes partisë ?Besa? dhe disa deputetë të tjerë. Ka një rënie drastike të mbështetjes ndaj Zaev nga kampi shqiptar. Në zgjedhjet e 2016 kujtojmë një votë shqiptare që kalonte 60 mijë por tani është një numër shumë i kufizuar. Ajo votë ka kaluar tashmë tek Aleanca e BDI-ja.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/zgjedhjet-ne-maqedoni-cejku-politikberesit-shqiptar-te-marrin-mesim-ne-realizimin-e-procesit/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp