Ora News - “Recital” në 85-vjetor, Gjokë Vata feston ditëlindjen me mbrëmje muzikore

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Këngëtari, Gjokë Vata, festoi 85 vjetorin e lindjes me një mbrëmje muzikore të ngjashëm me një recital. Ruani ate që trashëguat ishte mesazhi për të rinjtë.

As vitet mbi supe dhe as vuajtjet që jeta e sprovoi t?i kalonte, nuk e ndalën dhe as ja humbën freskinë e zërit dhe frymëzimin për të krijuar, këngëtarit, perkthyesit, studiuesit Gjokë Vata.

85-vjetori i lindjes së artistit u festua përmes një mbrëmje muzikore në qendrën rinore ?Arka?.

Emocionet e kësaj feste surprizë për këngëtarin janë të shumta, ndërsa flet për këtë rrugëtim të gjatë në muzikë

Zëri i veçantë e dalloi artistin jo vetëm në rini, por edhe sot në këtë moshë, kur interpreton këngën shkodrane apo hitet e njohura të muzikës italiane, angleze etj.

Gjoka ka një porosi për brezin e ri që trashëgon traditën e bukur që ka arti në Shkoder.

Mjeshtrja Mukades Çanga dhe profesori i muzikës Bep Vjerdha bashkë me urimet, tregojnë kënaqësinë e të bashkëpunuarit me Gjokë Vatën.

I lindur në Vermosh me 15 korrik 1935, Gjokë Vata edhe pse fare i vogël do të humbte shikimin, kjo gjë nuk ndikoi në jetën e tij që artisti të mos ndiqte me zell pasionin e tij për këngën, për studimet e gjuhëve të huaja, apo për t?u thelluar në studimin e dialektit gege.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/recital-ne-85-vjetor-gjoke-vata-feston-ditelindjen-me-mbremje-muzikore/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp