Top News - Reagon Brukseli/ 'Të ruhet marrëveshja e 5 qershorit'

  • 4 years ago
Zëdhënësja e Komisionit Europian Ana Pisonero i është bashkuar zërave të partnerëve ndërkombëtarë të Shqipërisë që apelojnë për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit për kodin zgjedhor. Përmes një mesazhi në Tëitter, Pisonero sqaron qëndrimin e qartë të institucionit që ajo përfaqëson lidhur me këtë cështje. ?Është thelbësore që marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore në Shqipëri të ruhet, duke pasur parasysh domosdoshmërinë për të përmbushur rekomandimet e OSBE/ODHIR, një kusht i vendosur nga Këshilli marsin e kaluar para IGC. Çdo ndryshim shtesë legjislativ nuk duhet të rrezikojë këtë qëllim parësor?, ka shkruar zëdhënësja. Disa ditë më parë, për ndryshimet kushtetuese reagoi dhe zëvendëskryetari i i Grupit Parlamentar CDU/CSU-së, Johann Wadephul në Bundestag-un gjerman, I cili deklaroi se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës e arritur në 5 qershor në Këshillin Politik, duhet të miratohet pa asnjë ndryshim. ?Shpreh keqardhjen që marrëveshja e 5 qershorit nuk është kodifikuar akoma. Aprovimi me konsensusin e partive politike i Reformës Zgjedhore, pa asnjë ndryshim, si dhe zbatimi i saj është kyç për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Nxis të gjitha palët, e në veçanti deputetët, ta finalizojnë këtë kriter të rëndësishëm. Forca Shqipëri!?, ishte mesazhi I Wadephul.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AnaPisonero#KE#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended