#tvora #rtvoranews Vendimi për mbajtjen e maskës me detyrim është pritur mirë nga një pjesë e madhje e qytetarëve. Ata thonë se se e kanë përdorur edhe më parë këtë mjet pa pasur nevojën e rregullimit me ligj. Qytetarët konfirmojnë se ka pasur edhe reste ku nuk janë zbatuar këto masa.
Nga kjo e enjte ka nisur përdorimi i detyrueshëm i maskave në ambiente të mbylluar.
Kjo masë u prit mirë edhe nga qytetarët, disa prej të cilëve thonë se edhe më parë i kanë përdorur maskat pa qenë e nevojshme për ligj.
?Duhej patjetër.?
? E kemi mbajtur dhe përpara se jemi të moshuar.?
Megjithëse ligji përcakton që maskat të përdoren vetëm në ambiente të mbyllura, ka edhe nga ata që e përdorin edhe në ambiente të hapura.
Autobusët ishin ndër ambientet e para të në të cilat qytetarët penalizohen për maskat, ndaj dhe në stacionet e urbanëve por edhe në ambientet e brendshme të tyre, vërehet një rregull sa i përket kësaj mase.
Por duket se jo kudo vendosjes së maskës i kushtohet kaq shumë vëmendje.
Disa qytetarë thonë se nuk i lejojnë të bëjnë pazare pa maskë, por të tjerë pohojnë të kundërtën.