Top News - Shpresë nga kompania Moderna: Rezultate optimiste në provat me vaksinën kundër COVID

  • 4 years ago
Kompania Moderna njofton se vaksina a e saj eksperimentale kundër koronavirusit ka rezultuar pa probleme serioze për individët që u vaksinuan dhe ka nxitur një reagim të sistemit imunitar në të 45 vullnetarët që morën pjesë në eksperiment.


Kompania njoftoi të martën se asnjë prej pjesëmarrësve në provat me vaksinë nuk pati efekte anësore tepër shqetësuese, por disa prej tyre kishin raportuar reaksione të lehta si lodhje, dhimbje koke, ethe dhe dhimbje muskujsh ose dhimbje në vendin ku u bë vaksina.

Zakonisht këto efekte ishin më të mundshme tek persona që morën dy doza vaksine ose u vaksinuan me dozë më të lartë, njofton ekipi shkencor në një artikull në revistën mjekësore New England Journal of Medicine. Një numër i vogël personash që morën dozën shumë të lartë patën të vjella, ethe dhe dhimbje koke.

Moderna ishte kompania e pare që filloi prova të vaksinës në njerëz më 16 mars, vetëm 66 ditë pas plotësimit të sekuencës gjenetike të mikrobit.

Ekspertët thonë se vaksina do të jetë zgjidhja përfundimtare e pandemisë, që ka prekur miliona vetë dhe ka shkaktuar afro 575 mijë viktima në shkallë botërore.

Qeveria federale po mbështet kërkimet e kompanisë Moderna me afro 500 milionë dollar dhe e ka zgjedhur këtë kompani sin jë ndër të parat që do të zhvillojë prova me njerëz në shkallë të gjerë.

Moderna, me bazë në Masaçusets, nuk ka krijuar kurrë më parë një produkt mjekësor me patentë. Vaksina kandidate e kësaj kompanie përdor acidin RNA, një përbërës kimik që dikton në trup prodhimin e proteinave. Kur individi injektohet me këtë vaksinë, përbërësi instrukton qelizat për të prodhuar proteina që imitojnë cipën e jashtme të koronavirusit. Trupi reagon duke menduar se është infektuar nga një organizëm i huaj dhe angazhon sistemin imunitar.

Rezultatet e publikuara të marten bazoheshin në tre doza vaksine nga 25, 100 ose 250 mikrogramë, të bëra tek grupe prej 15 vullnetarësh, me moshë 18-55 vjeç, të cilët u injektuan dy herë, me katër javë diferencë kohore.

Ekipi raporton se individët që morën dy doza vaksine kishin nivele të larta antitrupash, që e kalonin mesataren e regjistruar tek personat që kanë kaluar COVID-19.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2...