Temperaturat e larta rikthyen në liqenin e Pogradecit qindra pushues, por pushuesit nuk ishin larguar vetëm nga të ftohtit, dikush kishte përhapur thashetheme se në gjol kishte dalë krokodili. U desh kohë për t?ju shpjeguar pushuesve se krokodili nuk jeton ne ujëra të freskëta. Numri i pushuesve në një ditë të zakonshme këtu është rreth një mijë vetë.
Kjo rritje është e ndjeshme për një qytet të vogël si Pogradeci, ndaj edhe kujdesi nga rendi është shtuar si në tokë edhe në ujë. Sipas punonjësve të policisë, në zonën e plazhit nuk lejohen të hyjnë makinat. Kjo masë u mor për të ruajtur qetësinë e pushuesve. Ndërsa për të ruajtur qetësinë e atyre që lahen në liqen janë vënë patrulla policie me motoskaf./tvklan.al
Gazetare ? Holta Zhiti
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!