Top News - ‘Paralizohen’ gjykatat/ Covid prek edhe Apelin e të Lartën

  • 4 years ago
Pas Gjykatës së Posaçme, Covid -19 ka prekur edhe Gjykatën e Apelit Tiranë dhe Gjykatën e Lartë. Në të dy këto institucione të rëndësishme të drejtësisë ka rezultuar nga një punonjës pozitiv me Covid 19.
Pas këtij konstatimi Këshilli i Gjykatës së Apelit Tiranë ka vendosur reduktimin e veprimtarisë gjyqësore, duke u gjykuar vetëm çështjet emergjente. Në këtë mënyrë në Apelin e Tiranës do të gjykohen vetëm ato çështje që janë në prag të skadimit të afateve dhe emergjencat.
Po kështu edhe Gjykata e Lartë pas kostatimit të një punonjësi me koronavirus ka pezulluar aktivitetin normal deri në përfundim të periudhës së karantinimit 14 ditore dhe testimit të të gjithë stafit dhe kontakteve të ngushta me të infektuarin.
Më herët në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit është pezulluar për dy javë zhvillimi i seancave normale gjyqësore dhe po bëhen vetëm masat e sigurisë, ndërsa gjyqtari që ka dalë pozitiv është karantinuar po ashtu edhe dy gjyqtarë të tjerë dhe stafi i tyre.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#GjykataeApelit#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended