Top News - Zgjedhjet në Poloni/ Fiton politikani anti-LGBT

  • 4 years ago
Komisioni Kombëtar Zgjedhor i Polonisë tha se presidenti konservator, Andrzej Duda, ka fituar 51.21 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale të vendit.


Tashmë janë numëruar thuajse të gjitha votat dhe Duda ka arritur të fitojë, ndonëse me një rezultat tepër të ngushtë ndaj kryebashkiakut social liberal të Varshavës, Rafal Trzaskowski. Ky I fundit mori rreth 48.80 për qind të votave.

Pjesëmarrja e votuesve ishte jashtëzakonisht e lartë me 68 për qind, tha Komisioni. Këto zgjedhje u panë gjerësisht si një betejë për të ardhmen e vendit, si dhe marrëdhëniet e tensionuara me Bashkimin Europian.

Fitorja e Dudës pritet tani të çojë drejt reformash të tjera kontroverse në gjyqësor si dhe në një vazhdim të kundërshtisë ndaj abortit e të drejtave të homoseksualëve. Gjatë fushatës, politikani konservator ishte kritikuar ashpër pas deklaratave të tij se të drejtat LGBT janë një ?ideologji më shkatërruese se komunizmi?. Votimet u mbajtën nën rregulla të rrepta higjienike, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

Zgjedhësit duhet të mbanin maska dhe doreza, distancën fizike si dhe të dezinfektonin duart.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AndrzejDuda#Poland#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended