Report TV - 3 raste të reja me COVID në Fier, infektohen 2 mjekë! Dezinfektohen banesat

  • 4 years ago
Tre raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar pozitiv me COVID-19 në qytetin e Fierit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 2 nga tre rastet janë mjek. Më konkretisht mësohet se është infektuar me koronavirusit një mjek anestezist i spitalit të Fierit.

Ai ka qenë gjatë ditëve të fundit në qytetin e Vlorës, ku dhe mendohet të jetë infektuar. Në momentin që janë shfaqur shenjat, mjeku nuk ka shkuar në punë, teksa mësohet se deti më tani nuk është pezulluar asnjë ndërhyrje në këtë spital.

Ndërkohë, nga ana tjetër, rasti i dytë është i një mjeku në Levan, por që banon në Fier. Rasti tjetër është një grua, teksa mësohet se janë identifikuar banesat e tyre.