• 4 years ago
Pengesat e jetës janë të ndryshme për këdo, kështu është edhe rasti I dy vajzave të reja, Anxhelina Mila dhe Samanta Dule, të cilat i përkasin komunitetit egjiptian. Ato kanë hasur mjaft vështirësi në jetën e tyre për të arritur aty ku janë sot, që nga paragjykimet e shumë personave dhe deri tek vështirësitë financiare.
Anxhelina Mila, e cila është 22 vjece, tregoi për vështirësitë që ka hasur për të vazhduar shkollimin e lartë dhe për momentet kur është ndjerë e paragjykuar:
?? E kam nisur rrugëtimin e jetës sime që me mbylljen e gjimnazit plot me sakfrifica dhe pjesa e gjimnazit për të studiuar më tej, por falzë zotit mua më ka ndihmuar shumë integriteti që kam patur në organizatën Ëorld Vision Albania, në Kosovë, aty jam bërë aplikante e një burse në Universitetin Europian të Tiranës, dhe kam dal në 10-tëshen më të mirë, të studenëtve dhe kam qenë e 7 në renditje. Pasi kam fituar bursën ?? Pashko?? në Universitetin Europian, kanë qenë tre vite të plota studimi me zero koste plus një pagë minimale për jetën time këtu në Tiranë,?..Tani në këto momente që po flasim unë kam arritur që të fitoj pavarësinë time, të bëhem e pavarur, të kem një punë, dhe kam dëshirë që ta shtrij më tej pjesën që kam dëshirë, që mund të hap jnë zyrë të vogël pastrimi, ku njerëzit mund të telefonojnë persona prfoesionalë për zyra, për shtëpi?. Babai im ka qenë alkoolist, dhunës, por tani që nuk është në jetë unë ndjehem shumë keq sepse një baba që nuk e përfill familjen e tij dhe që nuk mundohet për vajzat e veta, dhe I braktis, dhe shikon të jetojë me veset e tij , është një humbje e madhe?? shprehet ajo për jnë nga vështirësitë më të mëdha që kanë shënjuar jetën e saj.

Category

📺
TV

Recommended