Ora News - Tritoli në Fush-Krujë, raporton gazetari për Ora News Mark Brunga

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Kërcënohet me eksploziv familja e 17 vjeçares nga Fushë Kruja e cila denoncoi më herët se ishte shfrytëzuar seksualisht nga 6 persona.Pakoja me lëndë plasëse artizanale ishte vendosur në ambientet e jashtme të banesës.

Fatmirësisht pakoja me eksploziv nuk ka shpërthyer.Gjithçka ka ndodhur rreth orës 23:00 të mbrëmjes së të dielës (12 korrik).

?Në ambientin e jashtëm të banesës së shtetases M. F., në Fushë Krujë, është gjetur një pako brenda së cilës dyshohej se kishte lëndë plasëse, e cila nuk ka shpërthyer? njoftoi policia.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat antieksploziv të RENEA-s dhe pas verifikimeve ka rezultuar se brenda pakos kishte një sasi të vogël lëndë plasëse artizanale.

Si rezultat i hetimeve grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, i cili është shtetasi A. B., dhe po punohet për kapjen e tij.

Eksplozivi pas denoncimit

Gazetari i Ora News Mark Bunga thotë se 17-vjeçarja një ditë më parë kishte akuzuar për përdhuim dhe shfrytëzim seksual një grup të rinjsh, të cilët merreshin edhe me kultivim të drogës dhe tregtimin e saj.

Policia ka arrestuar katër prej tyre, ndërsa dy të tjerë ishin shpallur në kërkim. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur nga njëri prej këtyre të fundit.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/pako-me-eksploziv-para-baneses-se-nje-gruaje-ne-fushe-kruje-ne-kerkim-autori/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv