Top News - Pas hetimeve 8 mujore/ Kapen për prostitucion e drogë

  • 4 years ago
Pas një hetimi 8-mujor, policia organizoi operacioni policor të koduar "Nikla", që u zhvillua në bashkëpunim edhe me Prokurorinë e Krujës.
Pas këtij operacioni janë arrestuar 4 persona dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit të kanabisit dhe kanë shfrytëzuar seksualisht një 17-vjeçare.

Specialistëve u është dashur një kohë prej 8 muajash për të siguruar provat e krimit, pas të cilit u arrestuan shtetasit me inicialet E.C, F.L, I dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", në Itali; L. S. dhe A.Sh, njëri prej të cilëve vetëm 17 vjec.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. B., 23 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale "Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt? dhe A. M., 17 vjeç, të dy banues në Krujë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Gjithashtu, këta shtetas kanë nxitur për përdorimin e drogës një 17-vjeçare dhe e kanë shfrytëzuar seksualisht atë.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Arrested#Policia#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended