Ora News - Krujë, në pranga 4 të rinj për drogimin e përdhunimin e një 17-vjeçare

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Policia e Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga të paktën 19 persona, për vepra penale të ndryshme, mes tyre 3 të huaj.


Në kryeqytet është bërë e ditur se janë shoqëruar 6 persona duke u bërë qyteti me numrin më të lartë ku konstatohen shkelje, për të vijuar më pas me Durrësin dhe Korçën.


Policia e Krujës ka vënë në pranga 4 të rinj të cilët kanë nxitur një 17 vjeçare për përdorimin e drogës dhe më pas e kanë shfrytëzuar seksualisht.


Nga policia e Durrësit është ndaluar një 21-vjeçar i cili qarkullonte me automjet me targa të vjedhura dhe mbante armë zjarri me vete.


Në Korçë janë vënë në pranga 4 persona mes tyre dy shtetas të Kosovës, dhe dy drejtues mjetesh.


Ata u ndaluan pasi u kapën duke transportuar në drejtim të Prishtinës 16 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.


Krahas tyre është prangosur dhe një i ri me kombësi turke, i cili ka hyrë në Shqipëri me pasaportë të falsifikuar.
Në prangat e bluve kanë rënë dhe dy persona të cilët kultivonin lëndë narkotike.


Sipas deklaratës së policisë ata ishin banorë në Tiranë.


Policia bën me dije se gjatë ndalimit të tyre ka sekuestruar 53 kg lëndë narkotike, një armë zjarri kallashnikov, tri armë gjahu dhe armë të ftohta.


Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/kruje-ne-pranga-4-te-rinj-per-drogimin-e-perdhunimin-e-nje-17-vjecare/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv