Ora News -Ekspertët harrojnë të vlerësojnë dëmet, familja e Neseret Musollarit:Po na rrezikohet jeta

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews


Pas tërmetit të 26 nëntorit grupe të ndryshme me ekspertë dolën për të verifikuar dëmet e banesave. Por për familjen e Neseret Musollarit në lagjen Zenelaj të sharrës nuk janë kujtuar. Familja me 5 anëtarë shprehen se janë ankuar dhe se nuk janë kujtuar për to ndërsa vijojnë të qëndrojnë në banesën e dëmtuar duke rrezikuar jetën.


Tërmeti i nëntorit shkatërroi me qindra banesa jo vetëm në kryeqytet por në të gjithë vendin. Ekspertët filluan punën për vlerësimin e banesave.


Por për familjen Neseret Musollarit në lagjen Zenelaj të sharrës nuk janë kujtuar.


?Ekspertë nuk më kanë ardhur asnjë. Nuk më kanë thënë mos u fut. Unë e kam bërë kërkesën nga e para?


Kadia kryefamiljarja shprehet se tërmeti ia dëmtoi shtëpinë . Është ankuar por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.


?Shtëpia nuk ka fare kolona, ka vetëm blloqe. Kërkojmë që të na shikojë shteti.?


Thotë se deri në momentin që u qetësua toka jetoi tek vjehrra.


?Çadër nuk mora, jetova te vjehrra, derisa nuk ndiemë më tërmet.?


Së bashku me bashkëshortin vendosën që të kthehen në shtëpinë që patën ndërtuar, shtëpi pa kolona që është dhe e plasaritur.


?Kaluam këtej se nuk kam ku rri te vjehrra se janë 7 anëtarë dhe prandaj erdha këtu.?


Kërkon ndihmë nga shteti që ti japë drejtim problemit të saj pasi u rrezikohet jeta asaj bashkëshortit dhe tre vajzave të saj.


Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/ekspertet-harrojne-te-vleresojne-demet-familja-e-neseret-musollarit-po-na-rrezikohet-jeta/


Follow TV Ora dhe RTV Ora News


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL


Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3


For more content from click HERE www.oranews.tv


Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s


Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID


Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp


Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Category

📺
TV

Recommended