I ofruan rryshfet policëve rrugor, arrestohen dy shoferë 39 dhe 22 vjeç në Korçë

  • 4 years ago
Dy drejtues mjetesh janë vendosur në pranga së fundmi nga policia e Korçës pasi tentuan të ofronin ryshfet. Njëri prej tyre ushtronte shërbimin taksi pa licencë. Bëhet fjalë për E. N, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili është ndaluar me mjetin e tij tip "Benz", duke ushtruar pa licencë shërbimin taksi dhe për të shmangur gjobën, iu ka ofruar ryshfet punonjësve të policisë.

Ndërkohë rasti tjetër ka të bëjë me 22-vjeçin E. H, i cili në lagjen numër 17 të Korçës, është kapur duke drejtuar mjetin tip "BMË", pa vendosur rripin e sigurimit dhe për të shmangur gjobën, ka tentuar t'i korruptojë punonjësit e policisë.Në total gjatë kësaj jave në Korçë janë pezulluar 7 leje drejtimi, janë vendosur 39 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 141 masa të tjera për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit.