Lajme Arkiva 2000 Në samitin e G8-ës që sapo u mbyll në Japoni, u vërejt se në botë ka 1.2 miliard njerëz që rrojnë me më pak se 1 dollarë në ditë. Pak kohë më parë dhe Shqipëria pranoi se bën pjesë në listën e të varfërve të planetit. 1 dollarë në ditë është e barabartë me 4200 lekë në muaj për njeri. Në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar është hartuar programi për reduktimin e varfërisë. Gjatë dekadave të fundit, vendet e varfëra u bënë dhe më të varfëra, ndërsa të pasurit edhe më të pasur. në përgjithësi bota sot është më e pasur, por ajo që ka dështuar është ndihma për të mjerët. Ndërsa në samitin e Tokios, 8 më të mëdhenjtë e botës u zotuan të përgjysmonin të sëmurët me SIDA, turbekuloz dhe të ulin anafalbetizmin. Një pikë që u intereson mjaft dhe Shqipërisë është vendosmëria për të luftuar kundër emigracionit të paligjshëm dhe skllavërisë së qënieve njerëzore./tvklan.al
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!