Dhuna ndaj grave dhe rastet e shumta ne spitale (14 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000

Çdo ditë në laboratorin e ekspertizës ligjore trokasin tre apo katër gra të dhunuara nga burrat. Të moshave dhe niveleve sociale të ndryshme, këto gra vijnë këtu për të marrë një raport mjeko-ligjor dhe më pas për të vënë para përgjegjësisë penale dhe burrat e tyre të dhunshëm. Doktor Sokrat Mefti shpjegon se në këtë laborator vijnë raste të llojeve të shumta deri në gjendje të pashpresë për jetën.
"Dhuna është e formave të ndryshme duke filluar që tek rrahjet e thjeshta. Kemi pasur raste plagosje të lehta deri dhe plagosje të rënda. Kemi patur dhe raste që kanë vdekur si pasojë e dhunës, siç ka ndodhur një rast kohët e fundit në rrethin e Lushnjes ku bashkëshorti për motive xhelozie, arriti derisa pas një rrahje të egër, gruaja vdiq pas dy ditësh në spital si pasojë e efekteve të ushtrimit të dhunës nga bashkëshorti i saj. Rasti po ndiqet në rrugë ligjore."
Në të shumtën e rasteve, çeshtjet mbyllen pa shkuar në gjykatë. Burrat kërkojnë falje për plagët e bëra dhe rikthehen sërish pas disa muajsh. Mjekët që punojnë prej muajsh këtu tregojnë se numri i ekspertizave ka rënë, por kjo jo se sot gratë dhunohen më pak, por sepse rruga ligjore është e vështirë për t'u çuar deri në fund.
Procedura e kallëzimit, polici, laborator mjeko-ligjor, prokurori dhe më pas gjykatë është e gjatë dhe ndërkohë presionet fizike dhe psikologjike e bëjnë gruan edhe më të pambrojtur dhe më të pavendosur për t'i shkuar deri në fund./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Category

📺
TV

Recommended