Top News - Studimi: Alkooli dy gene përgjegjëse për cirozën

  • 4 years ago
Një studim ndërkombëtar i udhëhequr nga kërkues në Glasgow ka zbuluar dy gene të cilat duket se ndikojnë në prirjen e organizmit për të zhilluar ose jo sëmundje të mëlçisë të lidhura me alkoolin.


Studimi, bazuar në kampionet e AND-së së rreth 40,000 pacientëve nga Britania e Madhe dhe Europa, identifikoi një gen të shoqëruar me një rrezik më të ulët të shfaqjes së cirozës, dhe një tjetër që I korrespondon një predispozite të shtuar për këtë sëmundje. Deri më tani, dihet pak për ndonjë bazë gjenetike të kësaj situate shëndetësore.

Deri më sot nuk ka shërim për cirozën, por studiuesit besojnë se gjetjet e tyre mund t?i hapin rrugën trajtimeve të reja dhe diagnostifikimit të hershëm. Dr Hamish Innes, epidemiolog dhe biostatisticien në Universitetin Glasgow Caledonian i cili drejtoi studimin me kolegët në Gjermani, tha se ? kanë të kuptojmë më mirë përse disa persona që konsumojnë shumë alkool bëjnë cirozë të mëlçisë, e disa të tjerë jo?.

?Për një kohë të gjatë ne e kemi menduar se faktorët genetikë luajnë një rol, por genet specifike të përfshira në këtë mes, ishin një mister i plotë,? u shpreh ai. Ciroza njihet si vrasësi i heshtur sepse simptomat e saj nuk janë të dukshme derisa mëlçia dëmtohet rëndë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#HamishInnes#Ciroza#TopChannel