Publikohet lista e vauçerëve për turizëm, reagojnë agjencitë turistike

alsatmtv

by alsatmtv

0 views
Projekti "S'ka si n'shtëpi" nuk përfshin agjencitë turistike në vend. Në ueb faqen zyrtare, u shfaqën të gjitha kapacitetet turistike të autorizuara që qytetarët do të mund ti vizitojnë dhe ta përdorin vauçerin pa angazhuar agjenci turistike.

Është dashur të na lejohet qasje në faqen e internetit të Ministrisë së Ekonomisë, në mënyrë që të mund të regjistroheshim si Agjenci turistike që të mundet vauçeri të shkojë nëpërmjet agjencisë. Nëse agjenci turistike do të përfshiheshin në këtë fushatë, efekti do të ishte shumë më i madh, ata do të ishin motivuar sa për të përmirësuar tërë pamjen me turizmin në Maqedoni - tha Jasmin Karapançev- agjenci turistike.

Nga Ministria e Ekonomisë thonë se agjencitë nuk janë të përjashtuara, por mbetet që vetë të bëjnë marrëveshje me objektet dhe t'ua ofrojnë qytetarëve.

Agjencitë turistike mund të lidhin një marrëveshje me ndonjë nga objektet dhe të shesin aranzhime personave që kanë vauçer, d.m.th. të ndërmjetësojnë dhe të ofrojnë shërbime shtesë,me atë që personi domosdo do ta paraqesë vauçerin në objektin ku do të qëndrojë, dhe i njëjti objekt do të faturon shumën në Ministrinë e Ekonomisë - thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Vauçerë turizmi në shumën deri 6 mijë denarë fituan qytetarët që kanë deri 15 mijë denarë, të ardhura mujore neto. Këto vauçerë mund të përdoren nga 15 korriku deri më 15 dhjetor të këtij viti në njërin prej kapaciteteve turistike vendase të publikuara në internet.

Andrea Cobanova