Byrek me sfoliat, kungull dhe rikota nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Byrek me sfoliat, kungull dhe rikota
Përbërësit:
2 peta sfoljatë
3 kunguj të njomë
400 gr Rikota
1 karrotë
2 vezë
2 lugë gjelle djath grana
80 gr proshutë spek
kripë dhe piper të zi
80 gr djath i tymosur ose kaçkavall i butë
1 të bardhë veze
Përgatitja:
Shtojmë një petë sfoliat mbi të cilën vendosim mbushjen dhe e nivelojmë atë e hapim mirë në anët e petës. Sipër mbushjes shtojmë një shtesë me djath të tymosur ose kaçkavall të butë që shkrin. E mbukojmë me një petë tjetër slofiat. Presim anët e tepërta dhe I fiksojmë mirë anët e byrekut. Bëjmë me majën e thikës disa vijëzime sikur do ta ndajmë në racione dhe në çdo vijë që formon një katror ne vendosim nga një shirit të hollë djath kaçkavall të butë. Në fund rrahim një të bardhë veze sa të shkumojë dhe me ndihmën e një furçe lyejmë sipërfaqen e petës. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 180-190 gradë Celsius për 20-30 minuta.

Recommended