Fiks Fare/ "Ky emision s'duhet të dalë", biznesmeni legalizoi 3 objekte që s'ishin ndërtuar

  • 4 years ago
Në momentin që gazetarët po interesoheshin në ambientet e Bashkisë së Korçës nëse kompleksi kishte apo jo leje ndërtimi, Arben Rreli u kërkon takim në një kafene përballë bashkisë. Biznesmeni u kërkoi gazetarëve të "Fiks Fare" që "emisioni s'duhet të dalë". Ai tha se janë bërë disa ndërtime në objekt, të cilat janë vetëm punime të brendshme dhe të jashtme. Por, në momentin që gazetarët e pyetën se ndërtimet janë disa kate, me beton, llaç e tulla, ai tha se "mirë është që mos të më ngacmoni". "Edhe murin poshtë e kam si pronë. Ky muri këtu që është muri mbajtës, çatia është element që merret edhe nga neni 6, 7, që e ka marrë. Edhe çati bona unë atje" tha ai, ndërsa më pas pohoi se ka bërë punime me konstruksion metalik. "Është e mira mos me e ngacmu, a e kupton? Mos i hyni më gjatë, mos i hyni më gjatë. Ç'ke ti, ç'ke. E di kur është hap ajo? Nuk ka mbushur muajin" thotë ai, ndërsa vijoi se "mirë është mos me e ngacmu, se të gjithëve iu merret fryma, e kupton. Mua më tremb klientin. Domethënë, jam një biznes që jam hapur 1 muaj. Dhe ta pomposh që tani ti, është me bë vdekjen. Dëmin që më bën për momentin është shumë madhor. Ky emision s?duhet të dali" tha ai.
Krahas ndërtimit pa leje në Korçë, Fiks Fare siguroi një dosje nga Prokuroria e Tiranës për z.Arben Rreli, i cili kishte bërë vetë deklarime për të legalizuar 3 objekte që as nuk ishin ndërtuar.

Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FiksFare#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended