Top News - Pas 137 ditësh... Bergamo, asnjë pacient me covid

  • 4 years ago
Në spitalin e bergamos, pas plot 137 ditësh, nuk ka më asnjë pacient të prekur nga koronavirusi. Në kujtim të viktimave është mbajtur një minutë heshtje dhe më pas kanë shpërthyer duartrokitjet për punën e palodhur të rreth 400 punonjësve të repartit të terapisë intensive të spitalit papa xhovani, mjekë, infermierë, punonjës suporti dhe sanitarë. Në ditët më kritike të pandemisë, spitali i bergamos kishte arritur të trajtonte deri në 100 pacientë të vendosur në ventilatorë.

Dipas të dhënave të përditshme ndërkohë, personat aktualisht pozitivë në të gjithë italinë, janë 647 më pak krahasuar me të martën ndërsa janë shtuar me 825 të shëruarit. Nga 193 rastet e reja, e dhënë kjo pak më e lartë se e një dite më parë, 71 të infektuar janë regjistruar në lombardi, 49 në emilia romana dhe të tjerët në piemonte dhe lacio. Katër rajonet që nuk sjellin më asnjë rast të ri janë ato të Umbrias, sardenjës, valle d?aostës dhe Molizes. 24 orët e shkuara ndërkohë janë bërë më shumë se 50 mijë tamponë në të gjithë italinë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Bergamo#TopChannel

Recommended