Top News - Rikthehet Alonso/ Pas 3 vjet shkëputje nga F1 firmos me “Renault”

  • 4 years ago
Fernando Alonso do të kthehet në Formula 1 vitin e ardhshëm pas 3 vitesh shkëputjeje nga ky kampionat. Piloti spanjoll që në fund të muajit korrik do të festojë 39 vjetorin e tij do të jetë pjesë e Renault, skuadër më te cilën e ka firmosur kontratën dhe me të cilën ai ka fituar dy tituj botërorë në Formula 1 në vitet 2005 dhe 2006.


Pas një periudhe te McLaren, Alonso u kthye te skuderia franceze edhe në vitet 2008-2009.

Kontrata e Alonsos me Renault do të jetë të paktën 2 vjecare për vitet 2021 e 2022 me opsion zgjatjen e saj edhe me një vit tjetër 2023 me asturianin që do të zëvendësojë Daniel Ricciardon që në vitin e ardhshëm do të garojë pikërisht me McLaren.

Përveç kësaj pritet që Renault të firmosë një kontratë sponsorizimi edhe me markën e veshjeve Kimoa që bashkëpunon me Fernando Alonson.

Piloti nga Oviedo ka marrë pjesë në 312 gara dhe ka regjistruar një bilanc 2 tituj për pilotë dhe me 32 fitore, 97 podiume dhe 22 poleposition.

Fernando Alonso u largua nga Botërori i Formula 1 në vitin 2018 me spanjollin që ka provuar edhe eksperienca të reja në karrierën e tij. ai ka marrë pjesë në Indy500 duke triumfuar në Daytona, po kështu ka triumfuar 2 herë edhe në 24 Orë të Le Mans, ndërkohë që në fillim të këtij viti ishte pjesëmarrës edhe në Rally Dakar duke u shndërruar përfundimisht në pilotin më të kompletuar në garat automobilistike.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#FernandoAlonso#Formula1#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended