• 4 years ago
Fërgesë me domate dhe djath
Përbërësit:
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 spec pikant
4 thel[pinj hudhër
700-800 gr domate ( të pjekura)
1 lugë caji sheqer
150 gr djath
5 kokrra vezë
Kripë dhe piper të zi
1 lugë gjelle majdanoz
Përgatitja:
Lajmë domatet e pasi ti kemi bërë një kryq në majë I vendosim në ujë të valuar për 1 minutë, kështu mund të largojmë cipën e lëkurës lehtë. Pasi të kemi pasruar mirë nga lëkura I presim në kubikë të vegjël. Ngrohim vajin dhe shtojmë në të specin pikant të prerë hollë, hudhrat të prera në feta si dhe 1 lugë gjelle majdanoz I përziejmë mirë dhe më pas menjëherë shtojmë domatet I përziejmë shtojmë 1 lugë caji sheqer dhe I lëmë të ziejnë për 10-12 minuta duke shtuar dhe pak kripë. Rrahim vezët me pak fare kripë dhe piper. Kur domatja të ketë shteruar pak lëngun e thërrmojnë djathin e përzijnë , ulim temepraturën dhe shtojmë vezët e përzjera vendosim kapakun me qëllim që veza të mpikset për 5-8 minuta. E servirim me feta buke të thekur.

Category

📺
TV

Recommended