Ilir Gjoni, ministri i ri i Mbrojtes (8 korrik 2000)

RTV KLAN

by RTV KLAN

1 view
Lajme Arkiva 2000
Luan Hajdaraga, ministri socialist që drejtoi për 27 muaj ushtrinë shqiptare, i ka dorëzuar sot stafetën pasardhesit 38 vjeçar, Ilir Gjoni. Në këto muaj u tha Hajdaraga ish vartësve të tij, ushtria u ngrit nga themelet dhe u hap rruga drejt NATO-s.
"Jemi të gjithë dëshmitarë të asaj stretegjie që ndodhi në ushtri në fillim të vitit 1997 e cila jo vetëm që u shkatërrua totalisht, por humbi dhe moralin dhe besimin në popull duke dhënë shembullin e keq brenda ashtu dhe jashtë vendit. Në kushtet e kësaj situate të rëndë jo vetëm për ushtrinë, por edhe për mbarë vendin, u gjend gadishmëria, vullneti dhe fryma optimiste e kuadrove të ushtrisë. Profesionalizmi i tyre të cilet me shumë punë arritën të kapërcejnë me sukses çdo fazë emergjence dhe tani kanë hedhur bazat e shëndosha për modernitet të ushtrisë sonë".
Hajdaraga ka renditur një sërë suksesesh si realizimi i politikës së mbrojtjes dhe spitalit qendror të ushtrisë. Brenda vitit 2000 u realizuan 4 stërvitje të mëdha ku ndër to dhe renditja shumëkombëshe "Dragon 2000". Për ministrin e ri të Mrojtjes Ilir Gjoni, prioritet mbetet thellimi i reformës jo vetëm në strukturat e ushtrisë, por sidomos dhe në mentalitetin e drejtuesve. Gjoni deklaroi se do të ketë ndryshime në ushtri në bazë të kërkesës së llogarisë, punës dhe rezultateve konkrete.
"Duke qenë optimist për gjithçka që keni arritur deri tani kërkoj nga ju që të mos e ndalni ritmin e punës, përkundrazi ruajtja e suksesit kërkon më shumë punë, aq më tepër zhvillimi i tij që kërkon më shumë impenjim ndaj vetes dhe vartësve që ju kërkoni. Puna dhe rezultati është matësi i vetëm i çdo vlere që do të evidentohet për secilin. Unë kam besim se me kërkesë llogarie dhe me disiplinë shkencore produktive në punë të gjithë programet do t'i realizojmë me punë.Unë personalisht nuk jam i prirur që të flas shumë, por do të përpiqem që për mua të flasin veprat të cilat do t'i realizojmë të gjithë sëbashku."/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/