Hipokrati - Shenjat klinike të një helmimi ushqimor - 4 Korrik 2020

  • 4 years ago
Stina e veres dhe temperaturat e larta qe e shoqerojne ate, shtojne rastet e helmimeve ushqimore. Kur nje pjesetar i familjes tuaj ankohet per te vjella ose heqje barku, te shoqeruara dhe me rritje të temperatures, mund te kete nje helmim ushqimor.
Cilet jane shkaktaret e nje helmimi nga ushqimi dhe kur mund te dyshojme se jemi helmuar nga nje ushqim i caktuar?
Bakteret!
Bakteret jane te paevitueshem në çdo ushqim qe njerezit konsumojne çdo dite, por megjithatë, nëse njeriu nuk tregon kujdes në përpunimin, gatimin dhe ruajtjen e ushqimeve, këto baktere mund të shumëfishohen në atë masë sa të shkaktojnë sëmundje të ndryshme. Shigela, enterokoku, stafilokoku, salmonella jane nder mikroorganizmat me te akuzuar per te shkaktuar nje helmim ushqimor,por gjithashtu te tille jane edhe parazitët, viruset, toksinat dhe kimikatet, te cilet janë ndër ndotësit më të mëdhenj të ushqimit dhe shkaktarët më të përhapur të sëmundjeve. Keto mikroorganizma mund ta ndotin ushqimin ne cdo moment te perpunimit te tij.
Cilat jane simptomat e nje helmimi nga ushqimi:
Diarea
- Të përzierat
- Dhimbjet e stomakut
- Të vjellat
- Tharja
- Ethet
Tharja, ose mungesa e lengjeve si pasojë e helmimit nga ushqimi, shoqërohet edhe me:
- Marramendje dhe humbje ekuilibri
- Lodhje
- Etje të tepërt
Por duhet thene se keto simptoma varen nga organizmi i gjithesecilit prej nesh, ekspozimi ndaj baktereve, mosha dhe shëndeti.

Grupet me te rrezikuar nga nje helmim ushqimor janë:
- Te moshuarit
Me kalimin e moshës, sistemi imunitar nuk përgjigjet mjaftueshëm dhe ne kohe te shpejte ndaj organizmave infektues.
- Foshnjat dhe të femijet e vegjel
Sistemi i tyre imunitar nuk është zhvilluar akoma plotësisht, ndaj ata janë më të prekshëm nga helmimi.
- Njerëzit me sëmundje kronike
Njerëzit që i nënshtrohen kimioterapisë dhe ata që vuajnë nga diabeti kanë një sistem imunitar më të dobët.
- Gratë shtatzëna
Shtatzania tjetërson sistemin imunitar dhe vështirëson luftën ndaj infeksioneve që mund të prekin jo vetëm shëndetin e nënës, por edhe të vete fetusit.
Çfarë duhet të bëni nëse helmoheni nga ushqimi?

A- Pini Lëngje
Uji është i domosdoshëm për të parandaluar tharjen nga mungesa e lengjeve.Megjithatë, pirja e shpejtë e lëngjeve mund të përkeqësojë të përzierat dhe të vjellat.Ndaj pini ujë me gllënka të vogla gjatë disa orëve.Nëse mundeni pini ujë të ngrohtë, edhe këtë me gllënka të vogla.
B- Shmangni konsumin e ilaceve kundër diaresë
Këto medikamente ngadalësojnë eliminimin e organizmave ose toksinave nga sistemi, ndaj duhen shmangur.
Nese simptomat tuaja vazhdojne te qendrojne, ju duhet te kerkoni ndihme te specializuar mjekesore dhe pikerisht ne rastet kur:
- E vjella vazhdon për më shumë se dy ditë.
- Diarea vazhdon për disa ditë.
- Temperatura rritet mbi 38 gradë.
- Keni vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.
Si mund ta shmangni helmimin nga ushqimi?
Se pari, lani me ujë të pastër e të rrjedhshëm të gjitha frutat dhe zarzavatet.
Se dyti, ruani produktet ushqimore në vende të freskëta dhe...

Category

📺
TV

Recommended