Emisioni 112, ep 31 - Pritë dy të rinjve me makinë, plagoset njëri nga goditjet / Reagimi i policisë

  • 4 years ago
Në episodin 31 do të ndiqni: Pritë dy të rinjve me makinë, plagoset njëri nga goditjet (Video e Emisionit 112/Reagimi i policisë)
VIDEO/Klientët e lokalit i shpëtojnë tragjedisë, vazoja me lule iu ra pranë kokave.
VIDEO/Zjarri shkrumbon çatinë e 3-katëshes, ndërhyrja e zjarrfikësve dhe policisë.
VIDEO/Fëmijët hipin në pemën ku kishte kabuj elektrik, i zbret policia sapo i shikon.


Gazetar: Antonio Çakshiri
_____
TIRANË - Dy të rinj kanë rënë pre e një prite në periferi të kryeqytetit ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur nga goditjet me grushte në kokë.

Emisioni 112 ishte me patrullën e policisë dhe ju sjellim pamjet ekskluzive nga reagimi i efektivëve në këtë ngjarje. Dy të rinjtë ishin në makinën e tyre kur një tjetër mjet u ka dalë përpara dhe u ka prerë rrugën. Prej mjetit kanë dalë 4 djem që kanë dhunuar 2 të rinjtë duke lënë me disa dëmtime në kokë e fytyrë njërin prej tyre, ndërsa djali tjetër telefonoi më pas policinë. Nga uniformat blu po vijojnë hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve, ndërsa nuk dihen motivet e ngjarjes. (Shikoni minutën 11 në video për këtë rast)

Klientët e një lokali pranë zonës së "Ali Demit" kanë shpëtuar mrekullisht pa lëndime pasi vazoja e luleve nga ballkoni i një pallati ra poshtë tek lokali. Pronari i biznesit telefonoi policinë ndërsa tregon se klientët shpëtuan për pak dhe kërkon që të gjendet apartamenti nga u rrëzua vazoja. Në emisionin e realizuar nga gazetari i Report TV Antonio Çakshiri transmetojmë pamjet nga kjo ngjarje dhe ndodhi të tjera me të cilat efektivët e policisë janë përballur gjatë detyrës së tyre.

Gjatë patrullimit në Rrugën e Elbasanit, efektivët e policisë konstatojnë 3 fëmijë që kanë hipur në një pemë tek e cila kishte kabuj elektrik, ata zbriten nga policët.

Në fund të këtij episodi të 31-të janë pamjet nga kamera e trupit të policisë teksa zjarrfikësit dhe efektivët reagojnë në një rast zjarri pranë Qytetit Studenti ku çatia e një ndërtese 3-katëshe është përfshirë nga flakët, fatmirësisht pa të lënduar.