Transporti publik qytetas dhe rrethqytetas do të rinis punën normalisht të hënën. Të gjitha linjat e urbaneve në Tiranë do të jenë në shërbim të qytetarëve, por duke respektuar rregullat e sigurisë. Pas dakordësisë së arritur mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj me Shoqatën e Shoqërive të Transportit Publik, të gjithë autobusët do të operojnë me të njëjtat frekuenca. Ashtu si punonjësit e shërbimit të transportit publik edhe qytetarët nuk do të lejohen të përdorin këtë shërbim pa u pajisur me maskë, ndërsa do të duhet të ruajnë dhe distancat fizike. Përdorimi i maskës për qytetarët do të jetë e domosdoshme edhe në stacionet pritëse të autobusëve urban. Një tjetër rregull që do të zbatohet në kuadër të masave anticovid është edhe ajrosja e autobusëve gjatë lëvizjes. Përgjatë gjithë kohës së udhëtimit do të behet ajrimi i ambienteve të brendshme nëpërmjet sistemeve të ajrimit të vendosura në pjesën e sipërme të mjetit ose duke mbajtur hapur dritaret. Po ashtu urbanet do të dezinfektohen në mënyrë periodike nga operatori transportues dhe stafi i tij.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!