Letra e mbrëmjes/ Aktorët e Durrësit me nismën “Lexo edhe ti një letër”

  • 4 years ago
Një nga format më të bukura, po të harruara të komunikimit njerëzor vjen në një mënyrë krejt origjinale nga teatri ?Aleksandër Moisiu?.


Një projekt që nuk mbetet vetëm tek aktorët profesionistë, por angazhon dhe dashamirësit e teatrit në botën magjike të interpretimit. Ideatoren dhe regjisoren e teatrit Driada Dervishin e gjejmë teksa nxiton drejt laboratorit të Multimedias në universitetin e Durrësit. Aty e pret Uendi për të montuar ?Letrën e Mbrëmjes?.

?Për të mos e humbur komunikimin iu rikthyem komunikimit më të hershëm njerëzor, që është letra. Këtu lindi ideja e letrave të mbrëmjes që vendosa të ishte një takim i përnatshëm me publikun ku aktorët e teatrit, po jo vetëm ata, janë bashkuar përmes letrave të personazheve të ndryshëm, vendas e të huaj, që na tregojnë anë që publiku nuk i njeh, të realiteteve dhe kohëve të ndryshme. Është një nismë që po tërheq mjaft vëmendje pasi siç thuhet kur një realitet nuk na pëlqen ne mund ta krijojmë atë?.

Xhelal Tafaj, Adelina Muça, Aishe Stari, Besmir Bitraku, Gjergj Doçi etj. janë disa prej protagonistëve të mbrëmjes në rrjetet sociale. Por ?Letra e mbrëmjes? nuk mbetet vetëm te aktorët. Ajo është zgjeruar dhe me nismën ?Lexo edhe ti një letërduke bërë pjesë të saj edhe njerëz të profesioneve të ndryshme, dashamirës të magjisë së artit.

?Shumë artdashës që e duan teatrin, po nuk e kanë ndjekur dot pasionin e tyre, janë bërë pjesë e leximit të letrave të mbrëmjes dhe unë ju ftoj që nëse keni një letër të bukur të bëheni pjesë dhe të na shkruani në faqen zyrtare të teatrit.?

Pandemia dhe nismat e teatrit të Durrësit, që nisëm me audiotregimet e Çehovit për të vijuar me letrat e mbrëmjes, kanë nxjerrë në pah dhe dëshirën e shumë njerëzve për artin dhe të bukurën.

?Në këto muaj kemi parë se sa krijues janë njerëzit. Besoj te e bukura dhe e mira që ndodhet brenda çdokujt dhe veçanërisht në këtë periudhë kemi shumë nevojë për t?u drejtuar nga e bukura dhe arti. Jo vetëm për të pasuruar mendjen dhe shpirtin, por edhe të përditshmen.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Durres...

Category

📺
TV

Recommended