Top News - Ilaçi kundër covid/ Merr autorizimin e BE-se

  • 4 years ago
Remdesivir ka marrë dritën jeshile të BE-së, duke u kthyer në ilacin e parë të miratuar në nivelin e Bashkimit Evropian për trajtimin e koronavirusit. Miratimi që u realizua me procedurë të përshpejtuar, erdhi pas rekomandimit të Agjencisë Europiane të Barnave (EMA), si dhe OK-it të vendeve anëtare të bllokut. "Mbrojtja e shëndetit publik është një përparësi kryesore e bllokut, prandaj të dhënat për Remdesivirin janë vlerësuar në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër", thuhet në deklaratë. Komisionerja Europiane për Shëndetin dhe Sigurinë e Ushqimit, Stella Kyriakides,e cilësoi aprovimin një hap të rëndësishëm në luftën kundër koronavirusit. "Kjo tregon qartë vendosmërinë e BE-së për të reaguar shpejt", tha Kyriakides. Remdesivir i përket një klase të ilaçeve të njohura si ?zëvëndësim i nukleozidit? të cilat përdoren gjerësisht në trajtimin e kancereve, viruseve dhe infeksioneve të ndryshme. Ende janë duke u bërë prova për efikasitetin e tij në trajtimin e pacientëve me COVID-19, por ka shenja shpresëdhënëse se ilaçi është i dobishëm në trajtimin e sëmundjes, veçanërisht te pacientët në gjendje kritike. Në 1 maj, Administrata e Ushqimit dhe e Barnave e SHBA-së lëshoi me urgjencë lejen për përdorimin e ilaçit intravenoz tek pacientët e shtruar në spital.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Ilaçi#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended