Top News - Shqipëria sërish jashtë! Britania heq karantinën e 14 ditëve

  • 4 years ago
Britania e Madhe vendosi të heqë karantinën 14 ditore, të detyrueshme deri më tani për personat që mbërrinin nga jashtë, por kjo nuk I prek të gjithë. Duke nisur nga 10 korriku, udhëtarëve nga një sërë shtetesh, nuk do t`I duhet të qëndrojnë për dy javë të izoluar. Listë e Londrës megjithatë e ka lënë jashtë saj Shqipërinë, ndwrsa I jep dritw jeshile Serbisw, Kroacisw, Italisw e Greqisw. Shteti qe e vendosi me shumë vonesë karantinën pas përhapjes së koronavirusit në Europë, u tregua tejet ngurrues në heqjen e saj. Vetëm në 4 korrik mundën të rihapen atje restorantet, hotelet dhe parukeritë, e u lehtësuan masat e distancimit fizik. Në mënyrë të vazhduar, kryeministri Boris Johnson përsëriste se të gjitha masat janë fleksibile, dhe mund të kthehen mbrapa. Sipas këshilltarit për mjekësi në qeverinë britanike, Chris Whitty, lehtësimi i masave përfaqëson ?balancim të arsyeshëm të rrezikut?. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon, ministri i parë i Uellsit, Mark Drakeford dhe Arlene Foster nga Irlanda Veriore, sakaq kanë këmbëngulur se masa e distancimit fizik prej dy metrash do të vazhdojë të mbetet në fuqi në vendet e tyre. Mbretëria e Bashkuar numëron deri tani 283 mijë infektime nga koronavirusi e gati 44.000 vdekje.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#TopChannel