Kush e goditi Ramush Haradinaj (8 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Zbardhet atentati i dy ditëve më parë ndaj Ramush Haradinaj. Sadik Musa quhet njeriu që ka goditur mbi Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj dhe njerëzit e tjerë që e ndiqnin. Vetë Musa është një prej përkrahësve të Partisë Lidhja Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Ibrahim Rugova. Kanë qenë orët e para të mëngjesit kur Sadik Musa dhe përkrahësit e tij kanë goditur mbi Ramush Haradinaj dhe ato që e shoqëronin.
Mes Haradinaj dhe Musës ka patur një konflikt që një vit më parë në kohën e luftës së Kosovës kur ana e Haradinaj u përfshi në UÇK, ndërsa Musa dhe njerëzit e tij u rreshtuan nga ana e Bujar Bukoshit. Pas atentatit njerëz të Musës kanë akuzuar se njerëzit e Haradinaj duan të fitojnë zgjedhjet me forcë duke vrarë rivalët e tij.
Gjithsesi një konflikt i tillë brenda për brenda politikës kosovare në kushtet kur Kosova është përpara zgjedhejve të vjeshtës, nuk bën asgjë tjetër veçsee vështirëson pozitën dhe opinionin ndërkombëtar për Kosovën dhe liderët politik të saj./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/