Top News - Porosia në shtëpi vjen me një lamborgini në Dubai!

  • 4 years ago
Ushqime me porosi që vijnë në derën e shtëpisë me një lamborgini. Kjo është ideja e një dyqani pakistanez në Dubai, që po tërheq jo pak vëmendje.


?Lamborgini është zgjedhur vetëm për të kënaqur fëmijët, të rënduar nga pandemia?, thotë Muhamed Jehanzeb, drejtori i një supermarketi pakistanez në Dubai që shpërndan mango për klientët me një makinë sportive lamborgini Huracan.

Jehanzeb e ndërmori këtë fushatë, sic thotë ai, për të përhapur mesazhin e dashurisë duke ofruar një shëtitje të shkurtër me një supermakinë pasi dërgimit në shtëpi të një porosie me vlerë minimale prej 100 dirhamësh të emirateve ose rreth 27 dollarë, për disa dhjetëra varietete të mangove pakistaneze.

?Ideja e lamborginit ishte thjeshtë për të gëzuar fëmijët për shkak të pandemisë dhe virusit në të gjithë botën. Fëmijët janë bllokuar në shtëpi për një kohë të gjatë. Këtu tek ne, rastet ishin të pakëta, dhe për këtë fakt ne u lejuam të dalim, dhe ne menduam të bënim dicka të mirë për komunitetin?.

Dhe emocioni në fytyrat e fëmijëve kur u vjen porosia me lamborgini dhe bëjnë edhe një shëtitje me supermakinën, është i paçmuar. E kjo sipas pronarit, është suksesi më i madh i tij që nuk ka të bëjë me paratë, por me gëzimin e fëmijëve.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dubai#MuhamedJehanzeb#TopChannel