Ora News - Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Shpresa Beçaj, Gjyqtarja e Apelit Tiranë, është shkarkuar nga detyra, pasi nuk e ka kaluar Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka marrë sot një vendim të tillë, por Beçaj nuk ishte e pranishme në seancë.

Sipas KPK-së gjyqtarja Beçaj nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës.

Më herët Beçaj e kundërshtoi qëndrimin e KPK-së, ndërsa pretendoi se nuk mund të merrej një vendim përfundimtar për çështjen e saj.

Procesi i Vettingut për Beçajn u krye nga trupa gjykuese e drejtuar nga Roland Ilia, me relator Lulzim Hamitaj dhe anëtar Olsi Komicin.

Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte e pranishme Elka Ermenkova.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/shkarkohet-nga-detyra-gjyqtarja-e-apelit-tirane-shpresa-becaj

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv