Top News - Emiliano Shullazi/ SPAK kërkon sekuestro të pasurive

  • 4 years ago
SPAK ka dërguar në gjykatë dosjen për sekuestron e disa prej pasurive të Emiljano Shullazit. Pas kërkesës së OFL-s, Prokuroria e Posaçme ka çuar për sekuestro pronën e Shullazit tek ish-hotel Vollga në Durrës si dhe një makinë të tij. Shullazi nuk zotëron gjithë ish-hotelin por një pjesë të tij. Kështu, SPAK ka kërkuar sekuestro të 749.6 m2 truall dhe 1129.39 m2 ndërtesë nga ish-hotel Vollga. Po ashtu SPAK kërkon të sekuestrohet deri në justifikim e burimit të krijimit edhe një Mercedez Benz model AMG 65 në pronësi të Shullazit.

OFL i dërgoi formularin e vetëdeklarimit të pasurisë Emiljano Shullazit më 11 shkurt. Shullazi nëpërmjet avokatit të tij e ka kundërshtuar këtë vendim pasi është shprehur se pronat e tij janë kontrolluar një herë nga ligji antimafia dhe nuk kanë rezultuar të paligjshme.
Shullazi është duke vuajtur një dënim prej 14 vitesh burg nga gjykata e shkallës së parë për "Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie", kryer në bashkëpunim, "Kanosje për shkak të detyrës" në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal". Ai e ka kundështuar këtë vendim dhe çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit të Posacëm por ende pa një vendim përfundimtar.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SPAK#EmiljanoShullazi#TopChannel