Top News - BE i dhuron Kosovës 6.000 kite për testim të koronavirusit

  • 4 years ago
Bashkimi Europian i dhuroi Kosovës mijëra pajisje mjekësore, me qëllimin të ndihmojë sadopak luftën kundër koronavirusit të ri.


Në kuadër të ndihmës në vlerën e 800,000 eurove përfshihen pajisje si: 6,000 kite për testim të koronavirusit, 90 shtretër, mbi 67,000 maska dhe aparatura të tjera. Përfaqësuesja e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, i bëri dhe një herë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar.

?Respektoni kufizimet tejet të rëndësishme për të luftuar pandeminë. Për momentin e shohim që kudo në Prishtinë, kudo në Kosovë, njerëzit po dalin, nuk respektojnë distancimin fizik, nuk vendosin maska dhe nuk janë fare të vetëdijshëm për pasojat tepër të rënda të kësaj situate, edhe nëse jo për ne, për të moshuarit tanë?, deklaroi ajo.

Apostolova njoftoi se BE-ja do t?i dorëzojë javën e ardhshme Kosovës edhe disa respiratorë, kjo në kohën kur Klinika Infektive në Prishtinë është e mbushur plot me pacientë të sëmurë me Covid-19. 54 persona kanë humbur jetën deri tani nga koronavirusi në Kosovë, e gati 3.000 janë infektuar. Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se nëse udhëzimet e reja nuk zbatohen, Qeveria e Kosovës, do të rikthejë masat rigoroze të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NataliaApostolova#BE#TopChannel