Report TV - 30 vite nga eksodi shqiptarëve, Rama kujtojn 2 korrikun 1990
- 4 years ago
30 vjetori i hapjes së dyerve të ambasadës gjermane për shqiptarët, ka bashkuar liderët politikë në vend, të cilët njëzëri e kanë konsideruar një ngjarje të rëndësishme të shpresës së shqiptarëve për liri.
Kryeministri Rama ka sjellë në kujtesë me anë të një videoje, atë që ai e konsideron një ngjarje historike për të kuptuar çmimin e lirisë.
30 vjet nga eksodi historik i shqiptarëve një kohë për të kuptuar çmimin e lirisë dhe dëshirën e zjarrtë të shpirtit shqiptar që u përball me diktaturën dhe luftoi për lirinë?, shkruan Rama.
Edhe kreu i shtetit e ka konsideruar 2 korrikun e vitit 1990, goditje për diktaturën komuniste më të egrën në Europë. Ilir Meta e ka shfrytëzuar këtë ditë edhe për t'i dhënë një mesazh palëve politike për të punuar dhe bërë realitet ëndrrën europiane te shqiptareve.