Top News - Shqipëria ‘Jashtë’ BE/ Kriteret që u përdoren për listën

  • 4 years ago
Serbia dhe Mali i Zi, janë dy vendet e vetme të ballkanit perëndimor me të cilat BE ka hapur kufijtë e jashtëm nga dita e sotme.

Në Bruksel, u hartua një listë prej 15 vendesh, bazuar në të dhënat e dy javëve të fundit, ku thuhet se gjendja epidemiologjike e covid 19 në këto vende, është e ngjashme ose edhe më e mirë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian. Lista do të rishikohet cdo dy javë në varësi të zhvillimeve. Por, cilat janë kriteret që BE ka përdorur për hartimin e listës. Kush, sipas shpjegimit të këshillit të BE, është që numri i të infektuarve për cdo 100 mijë banorë, 14 ditët e fundit, të jetë i njëjtë apo i ngjashëm me mesataren e BE. Ndërkohë shifrat e dy javëve të fundit duhet të jenë të qëndrueshme ose në rënie. Këshilli i BE tërheq vëmendjen se bëhet fjalë për rekomandime dhe jo obligime ligjore dhe se vendet anëtare mund ti zbatojnë ose jo rekomandimet. Kjo do të thotë se vendet anëtare nuk janë të obliguara që të hapin kufijtë me vendet në listë. Por kufijtë nuk mund ti hapë asnjë vend anëtar i BE me vendet e treta, që nuk janë në këtë listë, pa një marrëveshje paraprake me vendet tjera të BE. Të gjitha vendet e ballkanit perëndimor, ishin në listën e vendeve me zhvillime pozitive në pjesën e parë të qershorit. Ndaj më 11 qershor u rekomandua që më 1 korrik të hapeshin kufijtë edhe me kosovën dhe shqipërinë. Por, situata u përkeqësua dhe ato u larguan nga lista. Sipas qendrës evropiane për kontrollin e sëmundjeve, nurmi i rasteve ëhstë rritur shumë edhe në serbi dhe bosnje hercegovinë, por nga lista ra vetëm kjo e fundit. Në Këshillin e Evropës thuhet se numri i të infektuarve në fillim të qershorit në shumë vende ka qenë më pak se 16 në 100.000 banorë. Ndërsa në pjesën e dytë në Serbi ka pasur 20, në Mali të Zi 19, Shqipëri 29, B-H 32, Kosovë 47, ndërsa në Maqedoninë e Veriut ka pasur 98 të infektuar në 100.000 banorë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BE#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended