Top News - Qyteti Japonez/ ’Jo’ celular ndërsa ecën

  • 4 years ago
Ky qytet, në Japoni, ëhstë bërë i pari që ka ndaluar përdorimin e telefonit celular nga kalimtarët ndërkohë që këta të fundit janë duke ecur. Yamato, bëhet kështu qyteti i parë në japoni që e merr një masë të tillë.
Në fakt, është një skenë që shihet ngado: kalimtarët të hutuar me telefonët e tyre celularë teksa ecin duke shkaktuar përplasje e ndonjëherë edhe aksidente. Por, Yamato ka vendosur të thotë mjaft.
Autoritetet lokale miratuan një projektligj që i ndalon njerëzit të përdorin celularët ndërsa ecin pasi sipas tyre, është shtuar edhe numri i aksidenteve të shkaktuara prej tyer.
Sidoqoftë, nuk do të ketë ndëshkim për ata që nuk do të munden ti rezistojnë ekranit të tyre në rrugë.
Ne shpresojmë që ndalimi do të rrisë ndërgjegjësimin për rreziqet ? thonë autoritetet. Postera dhe mesazhe të shumta informojnë qytetarët për rregullin që ka hyrë në fuqi nga dita e hënë.
Në 2014, një kërkim tregonte se fushë pamja e një kalimtari ndërkohë që është i përqendruar tek smartfoni i tij, është pesë për qind e asaj që sytë tanë mund të shohin normalisht. Kërkuesit kishin bërë një simulim kompjuterik të asaj që do të ndodhte nëse 1500 persona përdornin kryqëzimin shibuja në tokjo ndërsa shikonin smartfonët. Rezultati tregoi se dy të tretat nuk mund të kalonin në anën tjetër pa incidente, me 446 përplasje, 103 të rrëzuar dhe 21 të tjerë që u binin telefonët nga duart. Numri i aksidenteve mes njerëzve që përdorin telefonët ndërsa ngasin një bicikletë me kalimtarët, po ashtu po rritet në japoni. Në disa raste, familjet e viktimave kërkojnë deri në 1 milionë dollarë kompensim.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Japon#Yamato#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended