Top News - Gjen akordin me Manchester City-n, Bayern merr Sane

  • 4 years ago
Leroy Sane, një prej talenteve më të mëdha të futbollit gjerman do të kthehet në Bundesligë pikërisht te Bayerni i Mynihut.


Skuadra kampione e Gjermanisë në fakt ka arritur marrëveshjen me Manchester City për transferimin e futbollistit 24 vjeçar në Bavari me Sane që do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me Bayernin, ndërkohë që klubi do të derdhë në arkat e Citizens 49 milionë Euro,

Kjo shifër është rreth 50% më e ulët se ajo që shpenzoi skuadra angleze vetëm një vit më parë me Sane që thuajse të gjithë sezonin qëndroi jashtë fushave të lojës për shkak të një dëmtimi që bëri edhe reduktimin e vlerës së kartonit të tij.

Nga ana e tij Manchestert city kishte nevojë për arkëtime të ardhurash për të respektuar rregullin e Fair Play Financiar të UEFA, ndërkohë që vazhdon të jetë në pritje të CAS për apelin e bërë ndaj dënimit të marrë nga qeveria e futbollit evropian me përjashtim nga kompeticionet kontinentale

Sipas të përditshmes gjermane ?Bild?, Sane te Bayerni i Mynihut do të përfitojë një pagë prej 20 milionë Euro bruto në sezon. Bavarezët e kërkuan Sane edhe verën e kaluar, por vetëm në ditët e fundit u përshpejtuan tratativat, kjo falë edhe futbollistit që ditë më parë kishte refuzuar rinovimin me Manchester City diçka që u konfirmua edhe nga vetë trajneri Pep Guardiola.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LeroySane#ManchesterCity#TopChannel

Category

📺
TV

Recommended