Supë me kos dhe nenexhik nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Supë me kos dhe nenexhik
Përbërësit:
1 litër lëng mishi ose ujë i valuar
3 lugë gjelle oriz
400 gr kos
2 të verdha veze
2 lugë gjelle miell
kripë dhe piper të zi
1 e 1/2 lugë gjelle gjalp
1 lugë caji nenexhik të thatë
Përbërësit:
Vendosim në tenxhere 1 litër ujë ose 1 litër lëng mishi. Shtojmë në të 3 lugë gjelle oriz dhe e lëmë të valojë për 20 minuta deri sad he lëngu fillonë të trashet. ndërkohë në një tas vendosim kosin dhe e përziejmë me tel vezësh për ti dhënë një trajtë kremoze . Shtojmë kripë dhe 2 lugë gjelle mesatare me miell si dhe 2 të verdha veze I përziejmë mirë me tel veze deri sa formohet një masë homogjene. Shtojmë në tenxhere ku ka zjerë orizi 1 gotë ujë të ftohtë dhe nga tenxherja menjehërë marrim 2 garuzhde lëng dhe e shtojmë tek tasi me kos dhe vezë I përziejmë dhe menjëherë e shtojmë në tenxhere duke I përzijerë ngadalë deri sa supa të marrë valë ulim temperaturën. Shkrjmë gjalpin dhe shtojmë në të nenexhikun. Shtojmë gjalpin me nenexhik në tenxhere dhe servirim supën të ngrohtë.