Analisti jep detaje: Rama u kërkoi politikanëve kosovarë t'i bëjnë rezistencë BE-së.

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews



Vizita dy ditore e kryeministrit Rama në Kosovë ka nxitur polemika të shumta përsa i përket qëllimit të këtij takimi. Por nuk është bërë transparenca e diskutimeve që u bënë gjatë këtyre takimeve.

Ndërsa për analistin kosovar, Vigan Qorrolli e gjitha ishte veçse një akt teatral. I ftuar në Ora Neës, ai jep disa detaje për takimet e zhvilluara me liderët politikë.

Sipas tij, Rama u ka kërkuar politikanëve kosovarë që t'i bëjnë rezistencë BE-së e tu drejtohen ShBA-së.

Këtë, Qorrolli e shpjegon me sulmin, që sipas tij, Rama i bëri BE-së për mosliberalizimin e vizave me Kosovën gjatë një konference për shtyp ditën e sotme (30 qershor)

Qorrolli: Unë besoj që kishte një pendesë kundrejt elitës politike, konfliktualitetit të zakonshëm që kishte më parë me Haradinajn. Me Kurtin ai kishe një raport të pazakontë sepse miku i tij më i mirë në Prishtinë është Hashim Thaçi. Thaçi ndodhet pranë një sfide që duhet vërtetuar nga Dhoma e Specializuar e Gjykatës Speciale. Ka zëra në Prishtinë që thonë se Rama ka ardhur me ftesë të Thaçit për të kërkuar unitet, një qeveri gjithëpërfshirëse. Nuk ka pasur transparencë në bisedimet që ai ka pasur me liderët politikë.

Burimet e mia thonë se Rama ka kërkuar nga elita politike kosovare që të bëjnë rezistencë ndaj europianëve dhe të bashkëpunojnë ngushtësisht me amerikanët. Këtë ma vërteton teza që Rama sot, për të disatën herë sulmoi BE-në për mosliberalizimin e vizave me Kosovën. Është një vuajtje kolektive e Kosovës. Rama nëse kërkon nga politikanët kosovarë që të rrisin rezistencën ndaj europianëve, besoj që nuk i takon një gjë e tillë. E dimë që Europa është më e ngadaltë. Në këtë situatë nuk është koha që t'i hedhim benzinë zjarrit në këtë situatë.

Qorrolli thotë se i gjithë fjalimi i kryeministrit Rama përballë gazetarëve ishte i paprecedentë dhe se u mjaftua vetëm me tërheqjen e padisë kundrejt Haradinajt.

Qorrolli: Konferenca për shtyp e kryeministrit Rama ishte e paprecedentë. Foli dy orë dhe nuk tha asgjë. Në fund u mjaftua vetëm me tërheqjen e padisë ndaj Haradinajt që po kështu ishte një situatë e paprecedentë. Sot kryefjala e kësaj konference ishte pikërisht kjo ndërsa pjesa tjetër ishte teatrale. Edhe sot në Prishtinë ai erdhi për të thënë që kishte disa porosi për krerët e partive politike për një tendencë unifikimi në këtë situatë të vështirë. Ai erdhi për të transmetuar një akt teatral të tij që Shqipëria është në mbështetje të Kosovës.Nuk dha gjë konkrete.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/analisti-jep-detaje-rama-u-kerkoi-politikaneve-kosovare-ti-bejne-rezistence-be-se-dhe-tu-drejtohen-shba-se

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBui...

Category

📺
TV

Recommended