Supë me kungull të njomë, djath dhe vezë nga zonja Vjollca

  • 4 years ago
Supë me kungull të njomë, djath dhe vezë
Përbërësit:
3-4 kunguj të njomë
1 qepë dhe 2 thelpinj hudhër
Pak vaj ulliri
5 gjethe borzilok
Kripë dhe piper I zi
Ujë të valuar
2 vezë
3-4 lugë gjelle parmixhan I grirë
Bukë të thekur
Përgatitja:
Në një tenxhere vendosim vaj ulliri. Shtojmë 1 qepë të prerë në fije. Kaurdisim qepën deri sat ë zbutet mirë dhe hudhrat e copëtuara. Presim kungullin në kubikë me brinjë 1 cm dhe e shtojmë tek qepa I kaurdisim sëbashku. Shtojmë 5 gjethe borzilok dhe I përziejmë sëbashku, kripë dhe përziejmë. vendosim kapakun dhe e lëmë 2-3 minuta që kungulli të zbutet. Shtojmë ujë të valuar deri sat ë mbulohen kungujt 1 cm mbi to. E lëmë deri sa kungulli të ziejë. Në një tas vendosim 2 vezë të plota. Shtojmë 3-4 lugë gjelle parmixhano dhe piper të zi si dhe pak kripë, I përziejmë mirë sëbashku dhe shtojmë pak nga pak nga lëngu I supë, e shtojmë më pas vezëve në tenxhere duke trazuar ngadalë. Thekim bukë dhe vendosim një fetë poshtë tasit, shtojmë supën e në anë vendosim një fetë tjetër me bukë të thekur.

Recommended