Organizata Botërore e Shëndetit ka paralajmëruar botën se ?më e keqja nuk ka ardhur ende? nga pandemia e Covid-19.
Shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka paralajmëruar se pandemia me koronavirus ?nuk është as afër fundit? teksa numri i rasteve të prekura me këtë virus, ka kaluar shifrën 10 milionë, ndërkohë që janë raportuar mbi 500,000 viktima.
?Ndonëse shumë shtete kanë shënuar përparim në nivel global, ritmi i pandemisë është duke u përshpejtuar?, ka thënë Tedros përgjatë një fjalimi për media, duke shtuar se bota do të ketë nevojë ?për më shumë durim dhe zemërgjerësi në muajt vijues?.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.