Top News - Kohë pandemie/ Ishujt Fiji kërkojnë miliarderë

  • 4 years ago
Me industrinë e turizmit që po rihapet gradualisht në të gjithë botën, ishujt Fixhi kanë bërë një apel të pazakontë që synon tërheqjen e miliarderëve gjatë pandemisë. Vendi i Paqësorit të Jugut, i përbërë nga rreth 300 ishuj, mbështetet shumë tek turizmi që përbën zakonisht 40% të produktit të tij të brendshëm bruto, PBB.

Pasi i tha parlamentit javën e kaluar se vizioni i tij për një "shoqëri post-kovid" përfshinte një rifillim gradual të sektorit të udhëtimit, Kryeministri Josaia "Frank" Voreqe Bainimarama bëri një ftesë të hapur për miliarderët që dëshirojnë të vizitojnë vendin. Në një deklaratë të sinqertë në Twitter më herët ai kishte shkruar: "Nëse jeni një miliarder që udhëtoni me avionin tuaj, që kërkoni të merrni me qira një ishull të gjithin për vete dhe në këtë process, të investoni miliona dollarë në Fixhi- dhe nëse i keni të marrë të gjitha masat e nevojshme shëndetësore e kostot e lidhura me to, atëherë mund të keni një shtëpi të re në parajsë për t'i shpëtuar pandemisë?. Prokurori i Përgjithshëm i vendit, Aiyaz Sayed-Khaiyum, konfirmoi pak ditë më parë se një grupi individësh shumë të pasur i ishte dhënë leja për të udhëtuar në Fixhi. Ai shpjegoi se rreth 30 persona nga ? një kompani mjaft e njohur? pritet të mbërrijnë së shpejti me avionë privatë, ndërsa kanë prenotuar një destinacion të mrekullueshëm, ku do të qëndrojnë për rreth tre muaj.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Fixhi#TopChannel