Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë Anastasi, u shtrua në spital, për shkak të shqetësimeve kardiake. Pas ekzaminimeve, u konstatua stenozë e arteries së zemrës, por njoftohet se ?brenda ditës u realizua me shumë sukses ndërhyrja angioplastike, me vendosjen e dy stentave?. ?Lavdi Zotit, sot, ditën e shtunë, shëndeti i tij paraqitet veçanërisht i kënaqshëm. Mjekët e informuan se brenda dy ditësh do të jetë në gjendje të kthehet në Kryepiskopatë?, thuhet në reagimin e Kishës. Fortlumturia e tij Anastas, sipas mjekëve nuk ka asnjë rrezik dhe se ndërhyrja e mjekëve profesionistë ka bërë që gjithcka të shkojë më së miri.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.