Top News - 'Mungesë edukate dhe injorance'/ Hamilton kundër Ecclestone

0 views
Bernie Ecclestone tronditi botën me një deklaratë të tij përsa i përjket cështjes së racizmit. Ish padroni i Formula 1 kishte thënë se ndonjëherë personat me ngjyrë janë më racistë se ata të bardhë, fjalë këto që shkaktuan një zemërim të madh te Lewis Hamilton që është përfshirë në një betëjë kundër racizmit. Gjashtë herë kampioni i botës nuk vonoi të reagojë teksa e kritikoi me tone shumë të ashpra Bernie Ecclestone
'Është shumë e trishtueshme dhe zhgënjyese kur lexon fjalë të tilla-shkruan Lewis Hamilton në një postim në Instagram Story-Bernie tashmë është jashtë Formula 1 dhe i përket një brezi të vjetër, por ky është problemi. Mungesa e edukatës dhe injoranca po tregojnë sesa larg jemi nga krijimi i një shoqërie më të drejtë. Do të vazhdoj të ngre zërin për të përfaqësuar ata që nuk kanë mundësinë të flasin ose që nuk kanë shanse në sportin tonë dhe në botë'
Hamilton e vijoi sulmin e tij kundër Ecclestone duke theksuar se tani është më e qartë se përse në Formula 1 nuk është bërë asgjë në mënyrë që ky kampionat të jetë më i hapur ndaj minorancave apo për të dënuar abuzimet raciale që ai vetë kishte pësuar
Ndërkaq, edhe pronarët aktualë të Formula 1, Liberty media shprehu distancimin e saj nga fjalët e Ecclestone me këtë të fundit që e drejtoi kampionatin për 40 vjet
'Z. Ecclestonë nuk ka asnjë rol në Formula 1 që nga 2017 dhe atij i ka skaduar edhe afati për titullin e presidentit të nderit-tha Chase Carey-në një moment ku uniteti është i nevojshëm për t'i dhënë fund racizmit dhe pabarazisë, ne konfirmojmë se nuk jemi dakord me fjalët e Bernie Ecclestone të cilat nuk kanë asnjë hapësirë në sportin apo shoqërinë tonë'


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#BernieEcclestone#Hamilton#TopChannel